Dortmundi ofron 45 milionë për yllin e Sassuolos, sulmuesi do vetëm Interin

“Do të qëndrojnë në skuadër deri në fund të sezonit Scamacca dhe Frattesi? Të shohim, ka disa kërkesa për ta”, deklaroi gjatë ditës së djeshme Giovanni Carnevali, administratori i deleguar i Sassuolos.

Sot “Gazzetta dello Sport” shkruan se ka një interesim të madh nga Gjermania për dy talentet e skuadrës italiane. Borussia Dortmund ka shfaqur interes për dy lojtarët në orët e fundit. Sassuolo ka refuzuar prerazi transferimin e mesfushorit, ndërsa për sulmuesin bisedimet mund të vazhdojnë.

Gjermanët kanë ofruar 45 milion euro për kartonin e Scamaccas, me mundësinë për ta lënë në huazim deri në qershor.

Një propozim tundues për Sassuolon, që nuk po arrin të marrë miratimin e lojtarit, që nuk kërkon të largohet nga Italia, sepse do që të luajë për Interin në të ardhmen. /Oversport.tv

Foto: Sassuolo Twitter