Cagliari nuk di të fitojë dhe këtë herë i ka ikur nga duart në minutat shtesë, pasi Venezia që u ngjit vjet në Serie A u shënoi atëherë kur nuk pritej dhe ndeshja përfundoi 1-1. Ky takim që u mbyll me emocione transmetua në Oversport për Kosovën dhe Shqipërinë.
Skuadra sarde e nisi ndeshjen mirë, duke kaluar në avantazh pa u bërë 20 minuta lojë. Një kros në zonë u shfrytëzua nga Keita Balde, i cili shënoi me një goditje me kokë. Cagliari ishte më lart në 45 minutat e para dhe u mundua të shënonte edhe goli e dytë.
Epërsia gjithsesi e tërhoqi disi prapa dhe me kalimin e minutave Venezia po guxonte, sidomos në fraksionin e dytë të lojës ku edhe dominoi. Këmbëngulja e skuadrës mike u shpërblye në minutat shtesë, kur goditja e Busio përfundoi në rrjetë pas një devijimi.
Festë e madhe te Venezia, që shmangu humbjen dhe Cagliari mbetet ende në kërkim të fitores së parë në Serie A. Ekipi nga Sardenja ka grumbulluar deri më tani vetëm 3 pikë dhe renditet në vendin e parafundit, kurse Venezia ka dy pikë më shumë.
SERIE A – JAVA 7
Cagliari-Venezia 1-1
Shënues: Balde 19’ / Busio 92’
/ oversport.tv