Drejtori i Flamengos: Afrimi i Vidal? Nuk kemi bërë asnjë bisedë me të

Bruno Spindel, drejtori i përgjithshëm i Flamengos, është intervistuar nga AS, ku i është përgjigjur edhe një pyetjeje për nënshkrimin e mundshëm të Arturo Vidal. Mesfushori zikaltër ka deklaruar vazhdimisht ëndrrën e tij për të përfunduar karrierën te Flamengo.

“Vidal te Flamengo? Për momentin nuk ka asnjë negociatë mes nesh dhe Vidalit. Ai tha se donte të luante për Flamengon? Me Marcos Braz (drejtorin sportiv të Flamengos) kam folur tashmë për këtë temë 15 ditë më parë.

Ne e dimë dëshirën e Arturos, i cili është një lojtar i madh. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin nuk kemi biseduar me të. Nuk po zhvillojmë asnjë negociatë për sa i përket kësaj çështjeje”. /oversport.tv