Drejtori sportiv i Crvena Zvezda: Kemi rënë dakord për Lazetic te Milani

Mediat italiane thonë vazhdimisht se brenda 48 orëve të ardhshme Marko Lazetic do të jetë zyrtarisht një lojtar i Milanit. Ai konsiderohet si një nga talentët më të mirë në Serbi, ndërkohë që fjalët e mediave i ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv i Crvena Zvezdas.

Zvezdan Terzic ka konfirmuar për Telegraf.rs se është arritur një marrëveshje me kuqezinjtë, si dhe ka treguar një histori nga negociatat për të.

“Për Lazetic ka pasur interesim të klubeve të mëdha. Kemi pasur oferta nga Zeniti, Salzburgu, Fiorentina… Këto janë indikacione që vlerësojnë investimet tona të mëdha në sektorin e të rinjve, që na kushtojnë tre milionë euro në vit.

Transferimi i Lazetic te Milani është një tregues i punës së mirë të bërë ndër vite. Dje kemi rënë dakord për gjithçka me Milanin, tani pres që Lazetic të negociojë kushtet e tij përmes agjentëve të tij dhe të nënshkruajë kontratën. Për Crvena Zvezda është një krenari e madhe të ketë lojtarin e tyre te Milani pas 30 vitesh”. /oversport.tv