Drejtori sportiv i Legia: Nuk do rrisim Ernest Muçin e të biem nga kategoria

Ernest Muçi ka humbur kohët e fundit te Legia Warsawa dhe në lidhje me të ka folur drejtori sportiv i polakëve, Jacek Zielinski. Ai thekson se nuk kanë ndërmend të rrisin lojtarë dhe nga ana tjetër të bien nga kategoria.

“Muçi dukej mirë gjatë fazës përgatitore. Rosolek po luan në formacion sepse vrapon më shumë në zonën e penalltisë. Ernesti e bën më rrallë, por luan dhe gjuan nga distanca.

Më pas e kemi futur si zëvendësues dhe ka qenë i zbehtë. Kundër Warta Poznan të gjithë luajtën keq dhe as Muçi nuk ra në sy. Ndoshta ai mund të spikaste në një pjesë kundër Gornik Leczna.

Vukovic mundohet të jetë një trajner i drejtë dhe të gjykojë ato që ndodhin në ndeshje dhe stërvitje. Pastaj ka edhe çështje taktike.

Nuk mund të mendosh që nëse dikush është i talentuar, do ta fusim në lojë që të zhvillohet dhe në njëjtën kohë të zbresim nga liga”, ka thënë Zielinski në intervistën e dhënë për “TVP Sport”. / oversport.tv

Foto: Legia Warszawa, Facebook