Drejtori sportiv i Sassuolo konfirmon interesin e Interit për dy talentet e sulmit

Drejtori Sportiv i Sassuolo ka zbuluar në deklaratën e tij të fundit se Marrota ka kërkuar të transferojë tek Interi Raspadori dhe Scamacca. Ai konfirmoi për Corriere dello Sport se midis drejtuesëve nisën bisedimet për lojtarët por pa arritur dot një marrëveshje.

Në prag të ndeshjes Sassuolo-Inter që do të transmetohet të shtunën drejtpërdrejtë në Oversport, Carnevali u shpreh: “Beppe i ka ndjekur gjatë lojtarët, ai më pyeti për Raspadori dhe Scamacca, por nuk ia doli dot të arrinte një marrëveshje.

Megjithatë, për Giacomo nuk kishte vetëm kërkesë nga Interi. Klube të tjera në Itali gjithashtu u interesuan, por Marotta erdhi tek unë për të folur për shifra.”

Por edhe pse pa një marrëveshje momentale, drejtori sportiv i Sassuolo e la hapur mundësinë për një diskutim në të ardhmen ku do të çonte dy talentët e Sassuolo në ekipin zikaltër./  oversport.tv