Drenica ka rimarr kreun në BKT Superliga në Kosovë, pasi ka fituar 1-0 sot kundër Malishevës surprizuese të javëve të para të kampionatit.
Golin e shënoi një Harallamb Qaqi, i cili në të shkuarën është aktivizuar në Superiore dhe ka spikatur më së shumti te Laçi, para se të kalonte te Kukësi dhe më pas të transferohej në Qipro.
Ballkani që mori vendin e parë javën e shkuar ngeci në shtëpi, pasi barazoi 0-0 kundër Feronikelit. Kriza për Llapin vazhdon, pasi sot ka pësuar një tjetër humbje.
Gjilani ishte i motivuar pas fitores në derbin me Dritën dhe sot me përmbysje e mposhti skuadrën nga Podujeva. Rivera kaloi në epërsi ekipin e Batatinës, por Progni dhe Halili i dhanë tre pikët “Skifterave”, që tani kanë dy pikë më pak se Drenica e vendit të parë.
BKT SUPERLIGA – JAVA7
Drenica-Malisheva 1-0
Shënues: Qaqi 21’
Ballkani-Feronikeli 0-0
Gjilani-Llapi 2-1
Shënues: Progni 65’, Halili 86’ / Rivera18’
/ oversport.tv