Drenica ndal Ballkanin, Trepca 89 dhe Llapi dhurojnë 6 gola, Gjilani mjaftohet me 1 gol

Mbyllen tre nga ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës ku janë prodhuar gola dhe rezultate interesante.

Ballkani i Ilir Dajës ndalet në transfertë. Kampionët nuk marrin më shumë se një barazim me shifrat 1-1 përballë Drenicës.

Gjilani mposht Malishevën me rezultat minimal 1-0 jashtë shtëpie dhe merr 3 pikë me vlerë që e çon në zonën e europës.

Barazim i çmendur mes Trepca 89 dhe KF Llapit ku u shënuan gjashtë gola. Rezultati përfundimtar u vulos në 3-3 ku ekipet ndajnë nga një pikë. /oversport.tv Foto: Ballkani, Facebook