Humbja kundër Young Boysit në Ligën e Kampioneve, pavarësisht golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo, mund t’i kushtojë pankinën trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
Sipas shtypit britanik, tekniku norvegjez rrezikon seriozisht shkarkimin pas debutimit zhgënjyes në Champions, nëse skuadra nuk reagon në ndeshjet e ardhshme.
Sipas “Daily Express” tre janë kandidatët kryesorë që drejtuesit e Manchesterit po vlerësojnë për të zëvendësuar teknikun norvegjez: Antonio Conte, Brendan Rodgers dhe Zinedine Zidane.
Pikërisht tekniku francez duket në një pozicion më të avantazhuar, për shkak të marrëdhënieve të mira që ka me Ronaldo dhe Varane, me të cilët ka punuar më parë tek Reali i Madridit. Zidane mund të ketë mundësinë të trajnojë Pogba, një nga lojtarët që ka kërkuar me ngulm kur ishte trajner i spanjollëve. /Oversport.tv