Ndonëse u shpenzuam më shumë se 500 milionë euro mes merkatos verore dhe asaj dimërore, Chelsea vazhdon të zhgënjejë në fushën e blertë.
Drejtuesit e “bluve” të Londrës janë të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe i akuzuari kryesor për rezultatet e dobëta është tekniku Graham Potter.
Sipas “The Sun” londinezët po fillojnë të mendojnë që tani për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes në shënjestrën e Chelsea është Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës që u largua nga kombëtarja spanjolle pas përfundimit të Kupës së Botës. / Oversport.tv
Foto: Chelsea FC, Twitter