Drita zhgënjen në shtëpi, Ballkani shpallet kampion i Kosovës për të dytin vit radhazi

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit kosovar dhe Ballkani i Ilir Dajës është shpallur matematikisht kampion i vendit, për të dytin vit radhazi, një javë përpara përfundimit të kampionatit.

Ballkani ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Ferizajt dhe falë humbjes surprizë së Dritës së vendit të dytë, që është mposhtur në fushën e saj nga Malisheva 1-0, ka çuar në 5 pikë diferencën në tabelën e klasifikimit, kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit.

Prishtina ka mposhtur 4-1 Drenicën, ndërsa Dukagjini ka fituar 3-1 përballë Trepcas. Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Llapit dhe Gjilanit. / Oversport.tv