Drogba e bënte të ëndërronte që kur punonte me 5 cent, përralla e Osimhen

“Gjithçka nisi si në një ëndërr, një ëndërr e fëmijërisë nga lagjet e varfëria”. Një mesazh i qartë për të gjithë, që të mos dorëzohen. Një ditë ajo që do mund të vijë, pavarësisht se në ndonjë moment mund t’u duket se keni preku fundin.

Victor Osimhen e ka nisur nga hiçi, duke punuar për 5 cent, dhe sot është transferimi më i shtrenjtë nga lojtarët afrikanë, pasi Napoli për të pagoi 70 milion euro te francezët e Lille për kartonin e tij.

Osimhen është rrëfyer për Paul Troost-Ekong në Youtube dhe fillimisht ai deklaron: “Doja të bëhesha futbollist profesionist, i frymëzuar nga legjenda të mëdha si Didier Drogba, Odion Ighalo, Mikel Obi dhe shumë të tjerë.

E ndjej se e kam realizuar këtë gjë, është një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë”. Sulmuesi 22-vjeçar tregon vështirësitë që ka kaluar si fëmijë.

“Kur isha i vogël, adoleshent, pastroja ulluqet e çative për 20 Naira (5 cent), për pronarin e zonës ku banoja dhe merresha me pastrim për fqinjët, transportoja ujë, për 80 Naira (20 cent) mendoj.

Kam ndjerë kënaqësi duke bërë këto gjëra, sepse besoj se kam punuar shumë për të marrë ato para që ishin të rëndësishme për mua. Ndërgjegjja ime më drejtonte se si ti shpenzoja ato para dhe të ndihmoja familjen time.

Vëllai im shiste gazeta, motra portokalle. Isha në trafik dhe duhet të ndiqja makinat që t’u jepja ujë dhe të merrja paratë. Ndihem sikur këto vështirësi më kanë ndihmuar në jetë”, rrëfen ylli i Napolit, që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje këtë sezon.

Gjithsesi i riu nuk ankohet për ato që ka kaluar në jetë, pasi e kanë ndihmuar. “Ato që kam kaluar më ka formuar dhe më ka bërë këtë njeri që jam. I jam mirënjohës Zotit për këtë”, përfundon sulmuesi i Napolit dhe Nigerisë. / oversport.tv