“Dua të shijoj jetën”, trajneri i njohur italian mbyll karrierën: Stoli që ëndërroj është ai në një park me nipërit

“Stoli që ëndërroj tani është ai në një park me nipërit e mi”. Kjo ka qenë fjalia që Cesare Prandelli ka thënë në një intervistë për RaiRadio1 ku ka njoftuar se është tërhequr nga puna si trajner.

“Pasioni mbetet, është një pasion i madh. Unë jam mirë, gjithçka tjetër është kalimtare. Gjithmonë vijnë disa kërkesa për punë, por për momentin stoli që ëndërroj është ai në një park me nipërit e mi për të shijuar jetën me ta. Dua ta shijoj jetën, edhe pse pasioni mbetet”, ishin disa nga fjalët e Cesare Prandellit.

Ky i fundit ka qenë gjatë karrierës së tij trajneri i kombëtares italiane, si dhe trajneri i Romës, Fiorentinës dhe Genoas. Me Kombëtaren italiane, Prandelli arriti deri në finalen e Euro 2012, por më pas u mposht nga Spanja me rezultatin 4-0.

Foto: FIGC Federazione Italiana Giuoco Calcio, Facebook