Rafael Duamena, autori i golit të Egnatias ndaj Teutës, ka folur për Oversport pas ndeshjes.
“Goli? Falënderoj Zotin për mundësinë. Mendoj që luajtëm mirë dhe luftuam deri në fund për të fituar ndeshjen. Jam shumë i kënaqur për golin, por do të doja që skuadra të fitonte. Dua që paraqitjet e mia të ndihmojnë skuadrën që të marrë fitoret.
Futbolli shqiptar? Është i vështirë. Më pëlqejnë sfidat e reja dhe do të mundohem që të jap maksimumin këtu në Superiore. Objektiva personal? Unë dua që skuadra të fitojë Kupën ose të kualifikohet në Kupat e Europës. Nuk ka rëndësi se sa gola shënoj unë.
Vitet e fundit të vështira? Po është e vërtete. Duhet të luftosh që të dalësh nga vështirësitë e jetës dhe falënderoj drejtuesit e Egnatias për këtë mundësi që më dha për tu kthyer në nivelet e larta të futbollit”, ka thënë Duamena. / Oversport.tv