Ducati dominon në Phillip Island, Martin niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë

Jorge Martin ka fituar Pole Position në Phillip Island dhe do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë.

Piloti spanjoll I Ducatit arriti kohën më të mirë në provat zyrtare dhe do të niset nga vija e parë e startit i ndjekur nga Marc Marquez dhe Francesco Bagnaia.

Nga vendi i katërt do të niset Aleix Espargaro, I ndjekur nga lideri I renditjes për pilotë Fabio Quartararo. /Oversport. Tv