Ducati zgjedh Bastianinin, do të jetë piloti zyrtar për dy vitet e ardhshme

Enea Bastianini do të jetë piloti në krah të Pecco Bagnaia në skuadrën zyrtare të Ducatit në sezonet 2023 dhe 2024.

Promovimi i italianit, që aktualisht është pjesë e skuadrës Gresini, është fryt i një analize të thellë nga drejtuesit e Ducatit.

Bastianini është zgjedhur për shpejtësinë, pjekurinë e treguar dhe aftësinë për të kuptuar dhe shfrytëzuar motorin, por edhe për 2 podiumet e arritura në vitin e debutimit në MotoGP dhe për tre fitoret e bukura që ka arritur këtë sezon.

Bastianini ka bindur më shumë se Jorge Martin (që ishte favorit në fillim të sezonit), që ndonëse është shumë i shpejt ka “paguar” rrëzimet e shpeshta për shkak të pakujdesisë. / Oversport.tv