Dudaev mposht Osmonov në peshat 65 kg dhe fiton medalje bronzi për Shqipërinë

Një tjetër rezultat fantastik për mundjen shqiptare. Islam Dudaev ka arritur të fitojë medaljen e bronzit në eventin e mundjes Polyák Imre &Varga János Memoria” që po zhvillohet në Hungari. Sportisti që garon nën flamurin e Shqipërisë në peshën 65 kg, arriti të mposhtë Alibek Osmonov me rezultatin 8-5 dhe fitoi medalje bronzi për Shqipërinë.

Islam Dudaev u tregua fantastik në këtë event të mundjes. Sportisti kuqezi, ka mposhtur fillimisht argjentinasin Agustin Alejandro Destribats me rezultatin 8-1 dhe më pas në çerekfinale, francezin Khamzat Timourovitch Arsamerzouev.

Përballë këtij të fundit, Dudaev e bën sfidën të duket shumë e lehtë, pasi dominon gjatë gjithë kohës dhe nuk e vë asnjë moment në dyshim fitore. Sportisti kuqezi triumfoi në fund me rezultatin 11-0, duke vazhduar më tej garën. Rrugëtimi i tij për medaljen e arit u ndal në gjysmëfinale ku u mposht nga amerikani Nicholas Boone Lee me rezultatin 6-4. /oversport.tv