Duel për raketën e Ajax, Milani sfidon gjermanët e Borussia Dortmund

Milani i rikthehet një objektivi të vjetër dhe po konkurron me Borussia Dormund. Kuqezinjtë, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, po tentojnë transferimin e Noussair Mazraoui.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, autor edhe i pesë golave këtë sezon me Ajax në kampionatin holandez, e ka ndarë mendjen dhe nuk do të rinovojë kontratën.

Në verë Mazraoui del lojtar i lirë dhe Milani do e donte një anësor për krahun e djathtë, duke parë që Pierre Kalulu tashmë është pozicionuar më shumë si mbrojtës qendre. / oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Twitter