Duelet e sotme: Kukësi për kreun, Dinamo e “dënuar” ndaj Kastriotit

Abissnet Superiore vazhdon rrugëtimin me dy përballje të tjera, që do të zhvillohen sot prej orës 13:45 për llogari të javës së dhjetë.

Në stadiumin e qytetit të Laçit Kukësi do tentojë të zvogëlojë në një pikë diferencën me Tiranën e vendit të parë, që ditën e djeshme barazoi në Korçë kundër Skënderbeut.

Verilindorët luajnë kundër Egnatias, që ka treguar se është kockë e fortë dhe në Laç i ka marrë tre pikë nga vendasve. Tani synon të njëjtën gjë kundër Kukësit.

Takimi tjetër luhet në “Elbasan Arena”. Dinamo kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive dhe ka shansin më të mirë, të paktën në letër.

Blutë përballen me Kastriotin e vendit të fundit në renditje dhe janë të dënuar për të marrë tre pikët. Krutanët nga ana tjetër do bëjnë gjithçka që të mos dalin pa pikë. / oversport.tv