Duelet me Norvegjinë dhe Kosovën, Armir Grima shpall listën e Shqipërisë

Shqipëria e Armir Grimës luan në fund të këtij muaji ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit “Austri – Zelandë e Re 2023”.

Vajzat kuqezi përballen me Norvegjinë më 25 nëntor, kurse pesë ditë më pas me Kosovë. Trajneri Grima ka përzgjedhur 22 vajza për këto ndeshje dhe 16 prej tyre luajnë në kampionatin shqiptare.

Sa i takon orarit të ndeshjeve, ndaj Norvegjisë luhet në orën 20:10 në stadiumin “Air Albania”, kurse takimi tjetër me Kosovën zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00.

Shqipëria garon në grupin F dhe renditet në vendin e katërt, me po kaq pikë pas fitores me Armeninë dhe barazimit me Kosovën. / oversport.tv