Duelet në Nations League, Reja fton dy lojtarët e spikatur të Superiores

Shqipëria luan në qershor kundër Islandës dhe Izraelit duelet e Nations League, ndërkohë që pritet që FSHF të publikojë edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion.

Dy prej lojtarëve janë pjesë e Kategorisë Superiore dhe janë zbuluar nga klubi i Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Erjon Hoxhallari dhe sulmuesin Taulant Seferi, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Reja. / oversport.tv