Duelet në Oversport: Milani për kreun ndaj “demave”, Manaj pret shansin nga stoli me Spezia

Serie A rikthehet përsëri në Oversport këtë mesjavë, pasi sot do të luhen tre nga ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit italian. Java do të startojë me dy sfidat Venezia-Salernitana dhe Spezia-Genoa. Ndërkohë, dita e sotme do të mbyllet në mbërmje me Milanin kryesues që pret në shtëpi Torinon në orën 20:45.

Përsa i përket Venezia-Salernitana që do të trasnmetohet drejtpërdrejtë në Oversport 1, të dyja ekipet janë në kërkim të pikëve për të qëndruar në Serie A. Venezia vjen pas një humbjeje ndaj Sassuolos me rezultatin 3-1, por ekipi i Zanettit është shprehur shumë optimist se mund të gjejë tre pikët në këtë sfidë. Sakaq, trajneri i ri i Salernitanas kërkon fitoren e parë pas humbjes së thellë 4-2 në debutim nga Empoli.

Në sfidën tjetër Spezia-Genoa që do të transmetohet në Oversport 2, ekipi i Mottës ndodhet 1 pikë më shumë se Genoa në renditjen e përgjithshme dhe po kërkon të krijojë më shumë difenrecë. Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj pritet ta nisë nga stoli ndeshjen, me trajnerin italian që nuk e shikon atë në 11 lojtarët startues. Në kampin tjetër, Ballardini është në kërkim të tre pikëve pas gjashtë ndeshjesh pa fitore.

Sfida Milan-Torino do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Oversport 1 me kuqezinjtë që kërkojnë të mbajnë kryesimin e Serie A. Pioli do të ketë në dispozicion këtë javë edhe dy lojtarët që janë shëruar plotësisht nga covid-19 Theo Hernandez dhe Brahim Diaz. Megjithatë, trajneri ende nuk ka vendosur nëse do t’i aktivizojë ata apo jo.

Në kampin tjetër Juric do të udhëtojë në Milano me mungesa të mëdha. Mesfushori Mandragora ka pësuar një dëmtin në ndeshjen e fundit që do ta mbajë larg fushave për disa kohë. E njëjta situatë paraqitet edhe për Ansaldin, ndërkohë që do të mungojnë edhe Pjaca dhe Verdi. /oversport.tv