Dueli ndaj Fiorentinës, Gasperini: Atalanta më e penalizuara nga kombëtaret

Atalanta do të përballet nesër në mbrëmje, prej orës 20:45, me Fiorentinën, një ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Ky duel, si gjithë të tjerët e kampionatit italian, do të transmetohet në Oversport.

Në prag të kësaj ndeshjes, ka folur trajneri Gian Piero Gasperini, i cili u ngacmua edhe për faktin se sa i penalizon fakti që një pjesë e lojtarëve kanë qenë me kombëtaret dhe janë bashkuar vonë me skuadrën.

“Situata është ajo që ne e dimë. Dje ishte seanca e parë stërvitore për shumë prej lojtarëve dhe nesër nisim sërish kampionatin. Ky është kalendari, shumë klube përballen me të njëjtën situatë.

Atalanta ishte nga më të penalizuarit, por t’i lëmë fjalët dhe të merremi me ndeshjen kundër Fiorentinës. Duhet të rikthehemi sa më shpejt në kampionat”, tha fillimisht para mediave trajneri Gasperini.

“Zapata? Sipas meje është mirë, është stërvitur normalisht me skuadrën. Është e qartë që do respektoj gjendjen e tij dhe do e grumbulloj me ekipin. Gjithsesi nuk e di nëse e nis nga pankina apo titullar. Sa i takon Gosens, do e shoh sot. Duke luajtur çdo tre ditë normalisht rrezikon”, përfundoi trajneri i Atalanta. / oversport.tv