Duhen shitur sa më shpejt, Vidal dhe Sanchez mbajnë peng merkaton e Interit

Interi është shumë aktiv në merkato, flitet për shumë tratativa që thuajse janë mbyllur me sukses, por për të zhbllokuar përfundimisht merkaton në hyrje, zikaltërit më parë duhet të shesin Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

Dy lojtarët nga Kili, të cilëve u skadon kontrata në vitin 2023, kanë paga shumë të larta dhe nuk hyjnë më në planet e teknikut Inzaghi.

Duhet që 2 futbollistët të largohen me mirëkuptim, që t’u hapet rruga prurjeve të reja në kampin zikaltër.

Mesfushori me shumë mundësi do të transferohet te Flamengo, ndërsa sulmuesi flirton me Sevilla dhe ka marrë edhe një ofertë nga Galatasaray ditët e fundit.

Sapo të bëhen realitet këto largime, do të zyrtarizohet Mkhitaryan dhe do të nisë sulmi përfundimtar për të bindur Dybala, që të veshë fanellën e Interit. / Oversport.tv