Përpara se të prezantohej trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka folur Presidenti i FSHS-së, Armand Duka, për objektivat që ka Kombëtarja në drejtimin e teknikut të ri.
“Nuk e di nëse në media kanë dalë emrat që ne kemi diskutuar. Nuk ka qenë e lehtë të vendosim se kush do ta trajnojë ekipin kombëtar. Te kandidatët për trajner gjëja e parë që i kam”
ZGJEDHJA E NJË BRAZILIANI- “Nuk jemi nisur nga nacionaliteti, por nga cilësitë sportive dhe njerëzore. Kështu që të kalosh kontinentin nga Amerika në Europë ose e kundërta do të ishte diçka e vështirë sepse mentalitetet nuk janë shumë të ngjashme edhe pse më kanë thënë se ai argjentinas ngjan shumë me shqiptarin. Megjithatë, të tre trajnerët që kemi në panel janë me eksperiencë europiane dhe kanë të gjitha mundësitë të udhëheqin Shqipërinë drejt rezultateve pozitive. Dikush madje më tha se ata kanë luajtur me Zotin, dhe Zoti ishte Messi.”
PËRGJEJGËSIA- “Do të them një të vërtetë që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Gjithmonë kur kemi zgjedhur trajnerin unë nuk i shmangem përgjegjësive si president i FSHF. Ka qenë një vendim kolektiv i stafit. Kur kemi zgjedhur Panuccin, kemi bërë një votim me pikë dhe Panuçi fitoi me 0.5 pikë. Megjithatë, nuk zgjodhëm vetëm për pikët, por mendonim sepse ishte zgjedhja më e mirë. Këtu nuk kemi bërë një zgjedhje me pikë, e as nuk jemi nisur nga aspekti financiar, por mendojmë se ky staf mund të na çojë lartë.”
KONTRATA- “Kontrata jonë është e lidhur me rezultatin e 2024, por kjo nuk do të thotë se gjatë punës mund të shkosh ose jo në Europian për një shtyllë jashtë. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndërpresësh marrëdhëniet. Ne nuk jemi nisur që të ndërpresim marrëdhëniet për 18 muaj, por duam të vazhdojmë më gjatë.
TAKIMI ME KRYEMINISTRIN- “Po dje i kam kërkuar unë kryeministrit të presi stafin e ri kombëtar dhe i kam thënë stafit atë që i kam thënë në Milano. Kombëtarja është më shumë se një skuadër futbolli për shqiptarët dhe këtë gjë ja shpreha me një takimim me kreun e shtetit.”
SKEMA- “Pavarësisht se nuk jam një teknik futbolli, padyshim që nuk kam qenë i vetëm në intervistat me kandidatët për trajner. I kam bërë të gjithë trajnerëve pyetje për modulin e lojës dhe të gjithë më janë përgjigjur se varet nga lojtarëët që ka në dispozicion. Besoj se këtë gjë do ta shpjegojë më mirë edhe trajneri.”
PROJEKTI ME MOSHAT- “Kjo është diçka institucionale e pandryshuar. Trajneri i Kombëtares A do të jetë kryetrajner për skuadrat e tjera. Të njëjtën gjë kanë bërë trajnerët e mëparashëm, të njëjtën gjë do të bëjë dhe ky trajner.”