Duka ul euforinë: Tetori vendimtar, të qëndrojmë me “këmbë në tokë”

Suksesi i arritur në ndeshjen e fundit kundër San Marinos, por sidomos rezultati aktual në tabelën e renditjes në Grupin I, ka bërë që tifozët kuqezi, por jo vetëm ata, të ëndërrojnë një kualifikim të mundshëm në fazën e Play Off-it për Kupën e Botës, Katar 2022.

Por, duket se presidenti i Federatës Armando Duka kërkon të ulë euforinë dhe deklaron se në tetor do të kuptohet realisht nësë kjo skuadër ka shanse për të shkuar në Play Off.  Ja dhe deklarata e plotë e Dukës në faqen e vet në facebook:

“Ishte shumë e rëndësishme, sepse nuk toleruam në asnjë çast pavarësisht diferencave që normalisht kishim me kundërshtarin, duke shënuar shumë gola treguam forcën tonë në sulm.

Jam i lumtur për fitoren dhe sidomos për disa risi dhe futbollistë fituam nga kjo ndeshje. Do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe shpresojmë që me “këmbë në tokë” të marrim maksimumin nga dy ndeshjet e tetorit, që padyshim janë vendimtare për ecurinë tonë. Të gjithë jemi pranë kombëtares.

Një falënderim i veçantë u takon “të pazëvendësueshmëve”, tifozëve të Kombëtares, të cilët na kanë mbështetur si gjithmonë në këto ndeshje vendimtare. Dhe padyshim do të na mbështesin në të ardhmen”. /Oversport.tv

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/389853652512074