Dukagjini fiton edhe në transfertë, skuadra e Dallkut kualifikohet në turin e dytë të Conference League

Dukagjini ka arritur që të kualifikohet në turin e dytë të Conference League, pasi ka mposhtur në transfertë 3-2 Europa FC të Gjibraltarit.

Skuadra nga Klina kishte fituar me rezultatin 2-1 edhe ndeshjen e parë. Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku kualifikohet në turin e dytë të Conference League, aty ku do të përballet me Rijekan.

Golat për skuadrën kosovare u shënuan nga Zulfiji (2gola, një nga pika e bardhë e penalltisë) dhe Shala. / Oversport.tv