Dukagjini fut në halle të mëdha Prishtinën, Malisheva “keqtrajton” Feronikelin

Prishtina është mposhtur nga Dukagjini 1-2 dhe tashmë e sheh veten në vorbullën e skuadrave që rrezikojnë rënien nga BKT Superliga e Kosovës, pasi zona e ftohtë është vetëm dy pikë larg.

Mentor Zhdrella i ndëshkoi kampionët në fuqi të Kosovës që në minutat e para, por nuk vonoi dhe Hoti vendosi baraspeshën. Në fund e pjesës së parë u akordua një penallti, që u kthye në gol nga Merlaku.

Në takimin tjetër Malisheva nuk u kursye ndaj Feronikelit të vendit të fundit, që e ka marrë rrugën për në ligën e dytë. Takimi përfundoi 6-1 dhe ishte skuadra nga Drenasi që shënoi e para.

Pefqeli barazoi, ndërsa më pas shënuan Marc-Olivier, Xhaka, Sobowale dygolësh dhe Ilir Mustafa e ktheu në tenis me golin e gjashtë.

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 23

Dukagjini-Prishtina 2-1
Shënues:
Zhdrella 9’, Merlaku (pen.) 44’ / Hoti 17’

Malisheva-Feronikeli 6-1
Shënues:
Pefqeli 43’, Marc-Olivier 55’, Xhaka 69’, Sobowale 71’, 76’, Mustafa 86’ / Xhylani 20’

/ oversport.tv