Dukagjini mposhtet nga Rijeka në “Fadil Vokrri”

Dukagjini është mundur 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës nga Rijeka në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Një gol I Jankovic në pjesën e parë I ka dhuruar një fitore të çmuar skuadrës kroate, që hedh një hap të madh drejt kualifikimit në turin tjetër.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Armend Dallku është mundur të gjejë rrugën e rrjetës, por nuk ka arritur të shënojë. Dukagjini ka luajtur për 30 minuta me një lojtar më pak, sepse Merlaku është ndëshkuar me karton të kuq. / Oversport.tv