Duro: I mërzitur për rezultatin, duhet të fitonim! Gjykimi ishte me dy standarde

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas barazimit përballë Teutës.

“I kënaqur me rezultatin? Nuk dua të flas për gjyqtarët. Jam i mërzitur. Dihej që ishte një ndeshje e vështirë, pasi Teuta është një skuadër e mirë. Në dukje barazimi është i pranueshëm. Por duke parë lojën ne duhet të fitonim. Pas golit të parë mund të dyfishonim, edhe pas barazimit kishim mundësi që të shënonim golin e fitores.

Prandaj jam i mërzitur nga ky rezultat. I zbatoi skuadra detyrat? Jam shumë i kënaqur me lojën. Jam i mërzitur vetëm për rezultatin, pasi kishim një mundësi të artë për të marrë tre pikë. Në fund mund të shënonim, por edhe mund të pësonim. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, që luajti me personalitet.

Por kam rezerva për gjykimin, pasi nuk lejonte lojën, avantazhin. Kam dyshime për një penallti në fund të ndeshjes (shikon pamjet). Për mua kjo është penallti e pastër. Njësoj si ajo e Teutës, por janë përdorur dy standarde. Lojtarët e rinj po përshtaten mirë, sidomos Kasa dhe Duamena, që dihen cilësitë e tyre dhe do të ndihmojnë skuadrën”, që ka Duro. / Oversport.tv