Duro: Një nga ndeshjet më të dobëta të Egnatias, jemi në krizë

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake përballë Kukësit.

“Duhet të them që kjo ka qenë një ndeshje jo e mirë, një nga më të dobëtat që kur kam marrë drejtimin e Egnatias. Në pjesën e parë arritëm të zhbllokojmë rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë, kemi gabuar.

Kukësi na ndëshkoi dhe skuadra e kishte të vështirë të reagonte. E theksoi nuk më ka pëlqyer kjo ndeshje. Kemi barazuar në takimet paraardhëse, por kemi luajtur mirë.

Pjesa e dytë? Në pjesën e parë mund të mbyllnim ndeshjen, ndërsa në pjesën e dytë mendova të freskoj skuadrën me zëvendësimet, por është e vërtetë që lojtari i ri Emses, nuk ishte në gjendjen e duhur. Edhe goli ndikoi, edhe zëvendësimet, Kukësi fitoi moral. Jemi në krizë, është fakt. Skuadra është e mirë, kanë ardhur futbollist me vlera, por duhet kohë. Pas golit të parë të Kukësit, pashë një skuadër që nuk funksionoi.

Kalendari i vështirë? E shoh skuadrën të ngarkuar psikologjikisht, sepse nuk  besonte që do të fitonte ndeshjen. Nuk jemi në një moment të mirë. Ne mund të përballemi me çdo kundërshtar, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Do punojmë në disa aspekte. Edhe psikologjikisht. Lojtarët kanë pasur dëmtime dhe besoj që për ndeshjen e radhës mund të jenë të gatshëm”, ka thënë Duro. / Oversport.tv