Duro sqaron debatin me Lilën: Janë keqinterpretuar deklaratat, nuk kam ardhur për mbijetesë te Egnatia

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas fitores së pastër 3-0 përballë Partizanit.

“Kemi kaluar një moment të vështirë. Jemi ndeshur me skuadra që kanë investuar shumë dhe jam i kënaqur që skuadra mu përgjigj në të gjitha aspektet përballë Partizanit.

Objektivat e Egnatias? Nuk u referohem ndeshjeve ku nuk kam qenë, por vetëm ndeshjeve që kam drejtuar. Dihen objektivat e kësaj skuadre. Unë nuk kam ardhur për mbijetesë. Kampionati është i gjatë, kemi arritur dy rezultate shumë të mira. Më pëlqeu shumë skuadra, sepse mu përgjigj totalisht. Eliminuam Hotin dhe Skukën, pasi Mëllugja dhe Atanda kanë luajtur shumë mirë. Sidomos mesfusha më ka pëlqyer. Ne kishim sot tre mungesat, Hamzat, Jackson dhe Delarge. Por ne jemi një skuadër dhe pavarësisht mungesave arritëm një sukses të madh.

Fitorja e dytë, sa do ngjitet kjo skuadër? Janë keqinterpretuar deklaratat tona (i drejtohet Andi Lilës), pasi unë nuk marrë një skuadër pa pretendime dhe pa organikë. Ne jemi miq. Ka disa mungesa dhe jo se nuk janë bërë investime. Që kur kam ikur nga Partizani kam drejtuar Flamurtarin, Laçin dhe Kukësin dhe bilanci në përballjet me të kuqtë anon dukshëm nga unë. Mund të them që kam fituar rreth 90% të sfidave kundër Partizanit”, ka thënë Duro. / Oversport.tv