Duvan Zapata me rekord në Serie A, kolumbiani si askush tjetër më parë

Festa për ditëlindjen e ekipit të tij, Atalantës dhe fitorja 4-1 kundër Empolit nuk kanë qënë të vetmet gëzime për Duvan Zapata. Kolumbianit i është shtuar edhe një lajm tjetër i mirë duke thyer një rekord personal përsa I përket golave të shënuar nga një kolumbian në Serie A.

Sulmuesi i Atalantës është kolumbiani i parë që ka shënuar 100 gola në kampionatin Italian.

Ai shënoi sot golin përmbyllës të takimit kundër Empolit që e çuan arkivën e golave në Itali me tre shifra. Kështu, Zapata ka bërë historinë në Itali dhe për bashkëkombasit e vetë. /oversport.tv