Dy fitore në 3 ndeshje, sekreti i Spezias është… Rei Manaj

Është e vërtetë që Rei Manaj ka shënuar vetëm një gol me skuadrën e Spezias në këtë sezon të Serisë A, por ka një tjetër fakt shumë interesant që e bën atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Thiago Mottës.

Sa herë sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në fushën e lojës, Spezia grumbullon më shumë pikë. Manaj ka luajtur 14 sfida në këtë sezon dhe skuadra e tij “siguron” 1.21 pikë për ndeshje. Kur ai mungon, mesatarja bie në 1.17 pikë, ose 1.07 pikë. Kjo do të thotë se Rei është një futbollist që bën diferencën në fushë, jo vetëm duke shënuar.

Ai u huazua nga Spezia në merkaton e verës pasi shkëlqeu në miqësoret me Barcelonën. Në fillimin e sezonit e kishte pak të vështirë që të ambientohej, por edhe problemet fizike ndikuan.

Prej disa ndeshjesh po luan si titullar dhe ka ndihmuar ekipin e Mottës që të marrë rezultate pozitive dhe të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit duke shpresuar në qëndrimin në Serinë A. / Oversport.tv