Pasi nuk arriti dot të merrte asnjë fitore në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, Kosova ka humbur terren në renditjen e re të FIFA. Dardanët u ndalën në barazim ndaj Rumanisë dhe pësuan një humbje me Bjellorusinë.
Nga vendi i 107-të që Kosova renditej herën e fundit në FIFA, tashmë dardanët kanë shkuar në vendin e 108-të. Rekordi i Kosovës në renditjen e FIFA-s është në vendin e 106-të.
Në renditjen aktuale tashmë përpara dardanëve renditen Kongo në vendin e 106-të dhe Madagaskari në vendin e 107-të, ndërsa Estonia renditet dy vende pas Kosovës. /oversport.tv