Dy shqiptarët e Barçës dhe Tottenham: Duam të luajmë për kombëtaren A

E ardhmja e Shqipërisë është e sigurt. Të paktën kështu janë premisat nga ekipi kombëtar U-15 që në organikën e saj kanë edhe dy talente që luajnë në radhët e Barcelonës dhe Tottenham Hotspur.

Talentët e Shqipërisë u-15 kanë filluar përgatitjet në Durrës në kuadër të turneut Josip Katalinski Skija“ që do të zhvillohet në Bosnje në datat 3-5 maj, teksa trajneri Dama ka grumbulluar 22 futbollistë të vegjël.

Dy prej tyre janë Elidjon Gjika dhe Leon Myrtaj, talentet kuqezi të cilët stërviten në dy prej klubet më të mëdha në Europë, Barcelona dhe Tottenham. Të dy futbollistët e vegjël janë grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar, teksa nuk e fshehin dëshirën që një ditë të veshin fanellën e kombëtares A.

“Jam Elidjon Gjika, 14 vjeç dhe luaj për ekipin e moshave të vogla të Barcelonës. Kjo është hera ime e parë që vij në Kombëtare. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij ekipi dhe uroj që të luaj edhe ndaj Bosnjes me skuadrën. Në të ardhmen kam dëshirë të luaj me ekipin e parë të kombëtares.

Futbollisti im i preferuar? – Më shumë më inspiron Ronaldinjo” – thotë Gjika për fshf.org.

“Unë quhem Leon Myrtaj dhe luaj me ekipin e Tottenham-it në Angli. Është hera ime e parë që vij në ekipin kombëtar, jam shumë i lumtur dhe shpresoj se do ecim. Ëndrra ime është të luaj me ekipin e Tottenham-it dhe të luaj me ekipin e Shqipërisë, sepse e kam dashuri. KUQEZI” – shprehet talenti i vogël kuqezi. /oversport.tv

Foto: fshf.org