Serie A do të nisë me takimin Genoa-Fiorentina në orën 15.00 ditën e sotme, një ndeshje kjo që do të transmetohet Live në kanalin Oversport 1.
Pas dy disfatave ndaj Interit dhe Napolit në dy javët e para të kampionatit, Genoa reagoi në transfertën kundër Cagliarit duke marrë 3 pikë e para në këtë sezon.
Kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Ballardini kërkojnë suksesin e parë sezonal në shtëpi në sfidën e sotme në stadiumin “Ferraris” kundër Fiorentinës. Caicedo shpreson të rikuperohet për këtë takimin, por shanset për ta nisur si titullar janë shumë të pakta.
Në krahun tjetër qëndron Fiorentina, që ka nisur mjaft mirë sezonin, duke grumbulluar 6 pikë në tre sfidat e para të Serie A. Pas sukseseve ndaj Torinos dhe Atalantës, djemtë e teknikut Vincenzo Italiano synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Me një Vlahovic në formë të shkëlqyer, skuadra “vjollcë” shihet si surpriza e këtij sezoni në kampionatin Italian. Venuti do të mungojë në transfertën e sotme, ndërsa ka balotazh për një vend në portë mes Dragowski dhe Terracciano.
Formacionet e mundshme:
Genoa (3-5-2): Sirigu; Biraschi, Vanheusden, Criscito; Maksimovic, Sturaro, Rovella, Hernani, Fares; Pandev, Destro.
Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Odriozola, Milenkovic, M. Quarta, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Callejon, Vlahovic, Gonzalez.