Dy skuadra që duan të dalin nga kriza, Lazio-Cagliari live në Oversport 2

Lazio rikthehet të luajë në “Olimpiko”, aty ku synon të rikthehet tek rezultatet pozitive pas 2 humbjeve radhazi në pak ditë, kundër Milanit dhe Galatasaray respektivisht në kampionat dhe në Europa Ligë.

Për t’u rikthyer tek suksesi tekniku Maurizio Sarri do t’i besojë atij që në fillim të sezonit ishte formacioni i tij tip. Gabimi në ndeshjen kundër turqve do t’i kushtojë shumë Strakoshës, që rikthehet në stol, ndërsa Hysaj pritet ta nisi titullar kundër Cagliarit.

Forma e dobët e shfaqur në këtë fillim sezoni (1 pikë në tre ndeshje) detyroi drejtuesit e miqve të shkarkojnë Leonardo Semplicin dhe t’i besojnë pankinën Walter Mazzarrit, që do të debutojë në transfertën e sotme në Romë.

Godin dhe Strootman do të mungojnë edhe kundër Lazios, por janë rikuperuar WalukieWicz dhe Pavoletti, që vështirë se mund ta nisin si titullarë.

Dy skuadrat kërkojnë të dalin nga kriza e rezultateve duke synuar maksimumin në sfidën e sotme. Lazio-Cagliari do të luhet në orën 18.00 dhe do të tranmetohet Live në kanalin Oversport 2.

Formacionet e mundshme:

Lazio (4-3-3) probabile formazione: Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.

Cagliari (3-5-2) probabile formazione: Cragno; Caceres, Ceppitelli, Carboni; Nandez, Marin, Deiola, Grassi, Dalbert; Keita, Joao Pedro