Dy vizitorë në dhomat e zhveshjes së Milanit, zbuloni cilët janë ata

Milani arriti të mposhtë Leçen me shifrat 2-0 ditën e djeshme falë një dygolëshi të Rafael Leao. Në këtë fitore të kuqezinjve, ishin të pranishëm dhe dy vizitorë në dhomat e zhveshjes.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në këtë ndeshje morën pjesë dhe dy lojtarë të Bayern Munchen, Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard. Në fakt, dy francezët kanë vizituar lojtarët bashkëkombës të skuadrës së Milanit.

Siç dihet nga të gjithë, Lucas është vëllai i Theo Hernandez dhe Pavard ishte për të takuar lojtarët e Francës, Oliver Giroud dhe Mike Maignan.

Pavard ka qenë një nga pëlqimet e klubit kuqezi në merkaton e janarit, të cilin nuk e arriti dot. Ky i fundit ishte shprehur pak kohë më parë se i pëlqen të luajë në një ekip me Giroud. /oversport.tv