Allegri mendon se është e pamundur që Juventusi të fitojë titullin kampion, por nuk ndan të njëjtin mendim me teknikun e tij Paulo Dybala:
“Do të luajmë kundër Interit në Torino dhe mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Unë besoj tek fitimi i titullit. Tani jam mirë dhe dua që të luajë në të gjitha sfidat e mbetura. Nëse trajneri më hedh në fushë, unë jam gati”, ka thënë argjentinasi.
Dybala ka folur edhe për sfidën e radhës në Champions: “Kundër Villarrealit nuk është e lehtë, sepse është një skuadër e fortë. Por do të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe duam që të fitojmë”.
Joyas i mungojnë 3 gola për të kaluar Roberto Baggion në renditjen e golashënuesve të Juventusit: “Shpresoj ta njoh shpejt dhe ta kaloj. Kur je kaq pranë duhet ta provosh. Unë kam luajtur disa ndeshje më shumë, por ai ishte një fenomen”.
Sa për fenomenët, gjatë karrierës së tij Dybala ka luajtur me Messin dhe Cristiano Ronaldon: “Kënaqësi të luash në këtë epokë. Kam patur fatin të luaj me ta dhe kam mësuar shumë, ashtu si nga Buffon dhe Dani Alves, isha shumë i lumtur kur CR7 erdhi ke Juventusi”, ka thënë argjentinasi. / Oversport.tv