Dybala feston ditëlindjen, Juventusi e uron: Paulo është emocion

Paulo Dybala feston sot ditëlindjen e 28-të dhe 7 vite nga jeta e tij i ka kaluar si lojtar i Juventusit. Aktualisht lojtari është i impenjuar me skuadrën kombëtare përtej oqeanit, por klubi bardhezi e ka uruar nga distanca përmes një postimi në faqen zyrtare:

“Kur erdhi tek skuadra bardhezi ishte 21 vjeç, sot Joya feston ditëlindjen e tij të 28-të, për herë të shtatë me ngjyrat tona. Këto ditë është larg Torinos, por vetëm fizikisht. Jemi të bindur se dashuria dhe ngrohtësia jonë do ti shkojnë edhe në anën tjetër të oqeanit, në një ditë kaq të veçantë”.

“Paulo është emocion, nga ai i pastër dhe i vërtetë. Është elegancë në çdo lëvizje me topin. Është ndriçim. Është inspirim. Paulo është imagjinata që bëhet realitet.

Dhe është një realitet që tregon një fanellë të veshur, si një lëkurë të dytë, që nga viti 2015. Gëzuar ditëlindjen, Joya”, shkruhet në urimin që Juventusi i bën lojtarit të saj. / Oversport.tv