“Verona arriti të shënojë dy gola shumë shpejt, por është e vërtetë që kanë qenë më “të shkathët” se ne, duke fituar shumë dyluftime. Pastaj në atë pikë, duhet të kërkosh të bësh gol në çdo mënyrë, por ne nuk mund ti dhurojmë një pjesë loje kundërshtarit:
duhet të mos harrojmë se jemi Juventusi, duhet të kemi respekt për këtë fanellë, për historinë e saj dhe për kampionët e mëdhenj që e kanë veshur më përpara”. Kështu e komenton Paulo Dybala humbjen e Juventusit kundër Veronës në rrjetet zyrtare të klubit bardhezi.
“Si dilet nga ky moment? Duhet të jemi të bashkuar. Secili prej nesh, para se të shkojë të flejë në mbrëmje, duhet të mendojë për ndeshjen kundër Veronës dhe se çfarë duhet të japë më shumë.
Duhet të përballemi me realitetin dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së martës. Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas. /Oversport.tv