Dybala-Juventus gjejnë gjuhën e përbashkët, rinovimi mbyllet brenda tetorit

Tratativa për rinovimin e kontratës mes Paulo Dybalas dhe Juventusit po vjen drejt fundit. Sipas asaj që raporton prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”, brenda 30 tetorit argjentinasi do të firmosë kontratën e tij me klubin bardhezi.

Ka qënë një tratative e gjatë dhe komplekse, por në javët e fundit është futur në binarët e duhur dhe tashmë është shumë pranë formalizimit.

Kishte një diferencë të madhe mes asaj që ofronte Juventusi dhe asaj që kërkonte Dybala, por me kalimin e kohës të dyja palët kanë toleruar, duke arritur një marrëveshje të përbashkët.

Ylli argjentinas pritet që të përfitojë rreth 10 milion euro në sezon, bashkë me bonuset e përfshira dhe do të firmosë kontratën që e lidh me “zonjën e vjetër” deri në qershor të vitit 2026. /Oversport.tv