Dybala pranë rinovimit me Juventusin, rrogë marramendëse për argjentinasin

Paulo Dybala duket se është pranë rinovimit të kontratës me ekipin e Juventusit. Agjenti i Dybala ka zbarkuar në Torino për të diskutuar me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mbi kontratën e re.

Sipas mediave vendase “La Joya” do të nënshkruajë me ekipin e Juventusit një kontratë që e zgjat “martesën” e tyre deri në vitin 2025. Përsa i përket shifrës, ajo mendohet të jetë rreth 10 milion euro në sezon.

Megjithatë, agjenti i lojtarit ka ende shumë punë diplomatike me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” përpara se të nënshkruajë kontratën pasi ka detaje të vogla që ende nuk po i afrojnë të dyja palët. Megjithatë, sipas mediave gjithçka pritet të zgjidhet shumë shpejtë dhe më pas të vijë zyrtarizimi. /oversport.tv