Dybala qëndron në Torino, Argjentina e heq nga lista e të grumbulluarve

Në 3 ndeshjet e radhës në tetor, kombëtarja argjentinase e futbollit duhet të bëjë pa ndihmën e Paulo Dybalas.

Këtë vendim e ka bërë të ditur përmes një deklarate zyrtare, Federata Argjentinase e Futbollit: “Pas vlerësimit të analizave mjekësore është vendosur që futbollisti Paulo Dybala të hiqet nga lista e lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet e tetorit”.

Dëmtimi që nxorri jashtë loje Dybalan në ndeshjen kundër Sampdorias në kampionat nuk është rikuperuar akoma, por sërish numri 10-të i Juventusit ishte grumbulluar nga tekniku i Argjentinës, Scaloni për ndeshjet e radhës kundër Paraguajit, Uruguajit dhe Perusë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Sulmuesi i Juventusit mund të fokuset tashmë plotësisht tek rikuperimi, që të mund të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë. / Oversport.tv