Dybala shqetëson Juventusin: Deklarata e klubit ishte ndryshe nga marrëveshjet

Paulo Dybala ka shqetësuar jo pak Juventusin me intervistën e tij për “Sportitalia”. Sulmuesi argjentinas në këtë intervistë, iu rikthye çështjes së pagave.

“Propozimi i klubit ishte që të mos merrej rroga e katër muajve. Ne nuk ramë dakord sepse nuk donim të hiqnim dorë nga kaq shumë muaj. Ajo që mbaj mend ishte se kishte dalë një njoftim për shtyp.

Duke lexuar deklaratën, aty shkruante që ne kishim hequr dorë nga katër muaj nga rroga dhe jo tre. Ajo nuk ishte marrëveshja që ne arritëm. Ata thanë se ne kemi hequr dorë për katër muaj, por jo.” – u shpreh Paulo Dybala. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook