Dybala te Chelsea? Ylli argjentinas flet për situatën e tij

E ardhmja e Paulo Dybala nuk ka asnjë diskutim. Kjo, sipas vetë deklarimeve nga futbollisti i Romës. Pas zërave të merkatos se Chelsea është i interesuar për shërbimet e tij dhe i gatshëm për të paguar klauzolën prej 12 milionë eurosh për kartonin,  vetë argjentinasi ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi në Angli.

I kthyer në Romë dhe gati për stërvitjet e sezonit të ri, Dybala është shprehur: “Dua që të qëndroj në kryeqytet”.

Fjalë që për momentin e kanë shprehur qartë dëshirën e tij për ta larguar skuadrën Angleze, por nga sa bëhet me dije, Chelsea nuk do të dorëzohet lehtë. Mirëpo, me gjithë ofensivën që mund të vijë nga blutë e Londrës, vetë argjentinasi është shprehur.

“Jam mëse i motivuar për sezonin e ri. Jam i lumtur te Roma dhe i kënaqur që do të rifillojmë stërvitjen për sezonin e ri”.

Fjalë të thëna pikërisht përpara hyrjes në Trigoria, qendrën stërvitore të Romës. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook