Dybala tek Interi? Beppe Marotta: Duhet të respektojmë sulmuesit tanë!

Paulo Dybala, kapiteni i Juventusit, është lidhur ditët e fundit me një kalim tek Interi. Festa te goli i djeshëm kundër Udineses ka treguar se argjentinasi ka një ftohje me drejtuesit e Juventusit dhe se rinovimi nuk është shumë pranë.

Në lidhje me Dybala është pyetur edhe Beppe Marotta, CEO i Interit, i cili në prag të ndeshjes së kampionatit kundër skuadrës së Atalata ka deklaruar për DAZN:

“Sa herë që një lojtar i kalibrit të Dybala i afrohet fundit të kontratës, lidhet me këtë apo një tjetër klub. Megjithatë ne kemi katër sulmues në skuadrën tonë, me të cilët jemi shumë të kënaqur dhe nuk po kërkojmë asnjë në atë repart.

Dybala mund të jetë një objektiv për shumë klube dhe ne po e mbajmë një sy nga zhvillimet e tregut. Për momentin jemi të kënaqur dhe duhet të tregojmë respekt për sulmuesit tanë, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë për Interin”. / oversport.tv