Dybala tregon objektivat: Dua të fitoj Championsin me Juventusin

“La Joya” është një pseudonim që i pëlqen, që ka lindur në kohën kur luante në Argjentinë. “Në Itali kjo fjalë ngjason me gëzim, por në realitet do të thotë xhevahir”, sqaron Paulo Dybala, që e ka të qartë në kokë se çfarë do për të tashmen dhe për të ardhmen.

“Tashmë u bë viti i 7-të që jam tek Juventusi. Kam fituar tituj kampion, Kupa Italie dhe Superkupa. Jam i lumtur që kam arritur të shënoj më shumë se 100 gola, por kam akoma shumë objektiva për të arritur dhe për të realizuar në karrierën time si lojtar”.

Dhe në lidhje me këto synime, Dybala tregon: “Ëndërroj që të fitojë një Kupë Bote, po ashtu dua të fitoj Champions League me Juventusin. Punoj çdo ditë për të arritur këto rezultate.

Jetoj duke parë nga e ardhmja dhe duke menduar objektivat që dua të arrij. Të jem një lojtar i rëndësishëm i Juventusit dhe të rritem si njeri”, ka deklaruar argjentinasi në një intervistë. /Oversport.tv