Dybala vendos rekorde me Juventusin, i pari vjen kundër Interit

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka barazuar rekordin e Michel Platini me “Zonjën e Vjetër”. Pas penalltisë së shënuar ndaj Interit që i dhuroi një pikë Juventusit në derbin e Italisë, ai ka barazuar në gola legjendën franceze.

“La Joya”, ka shënuar deri tani 104 gola me Juventusin, po aq sa Platini. Ai gjithashtu është vetëm një gol larg barazimit të një rekordi tjetër që mbahet nga John Charles.

Gjithashtu, siç zbulohet nga “OptaPaolo”, argjentinasi është lojtari i parë që ka shënuar në tre ndeshje radhazi në derbin e Italisë që kur vlera e fitimit të ndeshjes është kthyer nga dy në tre pikë. Kështu, Dybala është vënë në kërkim te rekordeve të reja me Juventusin dhe po shikon në mënyrë që t’i thyej sa më parë ata. /oversport.tv